Perfundoi aksioni humanitar ALL 4 WOMEN
--
M’kujtohet gjate veres kur m’kallxoj Mimoza qe u lodhe tu pastru e tu palu tesha qe s’i perdore mo, tesha qe po duhet mi gjujte se s’po ka ven! Pa menu i thash “Mim, qa ish kon mire mi pru n’zyre e me ja jep najkujt… sa i gjune”. Mimoza tha “po valla, se s’po di as kujt me ja fale”.
Fast-forward n’Nentor kur e rihapem kete teme edhe filluam me diskutu se qysh ish realizu nje kampanje e ktij lloji. A ish kon e decentralizume, ku i kishim lidhe donatoret me njerzt n’nevoje, apo ish kon e centralizume n’zyrat e Alba Connect? Vendosem me i perdore resurset tona per realizim se ndryshe rreziku ish i madh me u bo horr e me deshtu krejt ky muhabet!
Shtytjen e fundit ma dha 𝐃𝐨𝐧𝐢𝐤𝐚 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐣 𝐁𝐮𝐣𝐮𝐩𝐢 kur ja permena idene. I pelqej shume edhe m’tha qe mundet me na vendose n’kontakt me institucione qe kan nevoje per veshembathje nese na nuk arrijme me bo shperndarjen vet.
Dhe kshtu nisi aksioni humanitar 𝐀𝐋𝐋 𝟒 𝐖𝐎𝐌𝐄𝐍 (𝐀𝟒𝐖)!
Krejt Dhjetorin kemi mbledhe tesha t’reja (apo pak te perdorta). Shume njerz shpirtmire na kan sjelle donacionet n’zyre. Disave ju kemi shku me ju mbledhe donacionet se kishin aq shum me dhuru. Tani i kemi sortu teshat ne baze moshes. Erdh ni pike ku na u mbush zyrja plot tesha e u dasht me i mbajte disa ne hapesira jashte zyres.
Krejt Janarin kemi shpernda pako me tesha neper familje n’shume qytete t’Kosoves. Shperndarjen e kemi kry na vet, stafi i Alba Connect, me harxhime tonat. E n’fund disa shperndarje i bonem edhe permes linjave t’autobusave per ne qytetet jashte Prishtines.
Nal veq edhe qit sen:
Me i pa njerzt tu u gzu per kete aksion, e tu ofru ndihmen e tyne per qkado qe na duhet, osht ndjenje e papershkrushme! Me i pa njerezit tu na prite, tu na ofru mireseardhje n’shpijat e tyne, e tu na falenderu qe na ka ra n’men me organizu ni aksion t’ktij llojit, osht ndjenje e papershkrushme!
* Kush po qeron kepe bre! *
Tash ka perfundu ky aksion per grate dhe femrat ne nevoje. N’te njejten kohe, eshte hape nje etape e re per krejt neve ne Alba Connect. Jemi tu menu, tu diskutu, e tu planifiku per te ardhmen! Gjera t’mira po na presin!
Faleminderit krejtve qe jane angazhu n’qdo aspekt per aksionin humanitar 𝐀𝐋𝐋 𝟒 𝐖𝐎𝐌𝐄𝐍 (𝐀𝟒𝐖). Faleminderit stafit te Alba Connect, shoqerise dhe familjeve tona. Faleminderit Mimoza per idene edhe punen. Faleminderit Donikes dhe familjes saj. Last, but not least, faleminderit mediave qe na kan ndihmu me publicitet.
Ju jemi mirenjohes pergjithmone te gjitheve! Ju jemi mirenjohes ne dhe ata qe perfituan nga donacionet qe i mundesoi ky aksion.
Zoti ju shperblefte!
-Iliri
#all4women #womeninkosova #empowerwomen #humanitarianwork #kosova #humanism
Originally published at Ilir Pruthi’s LinkedIn on January 25, 2022.